Liverpool është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë në Holandë, te skuadra e Ajax.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të mposht Ajaxin 0-1.

Një autogol i Nicolas Tagliafico në minutën e 31′, doli vendimtar në këtë fitore të Liverpool

Në minutën e 60′ të pjesës së dytë, Jurgen Klopp vendosi të inkuadronte edhe Xherdan Shaqirin.

Në ndeshjen e xhiros së dytë, Liverpool pret Midtjylland.

Inter ka marrë vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’.

‘Zikaltërit’ kanë barazuar 2:2 me gjermanët e Monchengladbach në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Romelu Lukaku në minutën e 49′ kaloi në epërsi Interit, para se Ramy Bensebaini të barazonte nga penalltia në minutën e 61.

Jonas Hofmann ‘shokoi’ Inter kur shënoi për epërsinë e parë të skuadrës së gjermane në minutën e 85′.

Por, Interin nga humbja e shpëtoi Lukaku, që në minutën e 90′ barazoi në 2:2 rezultatin

Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të mposht me përmbysje 3:1 Porton.

Përmes Luis Diaz mysafirët nga Portugalia kaluan në epërsi në minutën e 14’.

Sergio Aguero nga penalltia barazoi gjithçka në 1:1.

Në minutën e 65’, Ilkay Guendogan kaloi për të parën herë Manchester Cityn në epërsi në këtë ndeshje.

Fitoren e Cityt e vulosi Ferran Torres, që shënoi për 3:1 në minutën e 73’.