Fitore minimale e Real Madrid ndaj Espanyol (video)

Real Madrid ka arritur të sigurojë tre pikë në përballje ndaj Espanyol, duke fituar me rezultatin 1:0.

Marketing

Goli i vetëm i “mbretërve” erdhi nga Marcos Asensio, i cili me një goditje fantastike me të majtën dërgoi topin në rrjetë.

“Los Blancos” nuk u ndalën së kërcënuari portën e kundërshtarëve, mirëpo konkretizimi mungoi.

Është kjo fitorja e katërt në pesë takime të La Ligas nga Real Madrid.

“Mbretërit” grumbullojnë 13 pikë dhe prijnë me një pikë më shumë se Barcelona e cila luan nesër ndaj Gironas.

Marketing