Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për Chelsean

Chelsea ka shënuar fitore minimale 1:0 por shumë të rëndësishme ndaj Norwich City në ‘Stamford Bridge’, të martën mbrëma.

Marketing

Skuadra e Frank Lampard me fitoren në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të Premierligës, ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm dhe të fitores për Chelsean e shënoi Oliver Giroud, në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Chelsean numëron 63 pikë, duke u renditur në vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme Chelsean udhëton në ‘Anfield Road’, për t’u takuar me Liverpool, ndërsa në xhiron e fundit në shtëpi pret Wolves.

Marketing