Fituesi i tenderit prej 35 milionë euro nga Ministria e Shëndetësise në shoqërinë e djalit të Mijallkovit (FOTO)

Investigative Reporting Lab Macedonia ka botuar një fotografi të Aleksandar Jovanovski-Zhuti, menaxher i kompanisë së sapoformuar që fitoi tenderin prej 35 milionë eurove nga Ministria e Shëndetësisë, në shoqërinë e Jordan Mijallkov, biri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Marketing

Në foton e publikuar janë drejtuesi Aleksandar Jovanovski-Zhuti (majtas) në shoqërinë e Ilija Tozija (ish-anëtar i administratës publike të Llotarisë së Shtetit dhe që njihej edhe si menaxher i kompanive Mijallkov (në mes) dhe Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov (djathtas), shkruan Investigative Reporting Lab Macedonia.

Jovanovski-Zhuti është menaxheri i kompanisë “AHR LAB Import-Export DOOEL”, i cili ishte i vetmi aplikues dhe fitues i tenderit për prokurimin e pajisjeve dhe reagentëve për laboratorët e testimit të gjakut në Institucionet e Shëndetit Publik në të gjithë Maqedoninë. Ai fitoi këtë tender nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 35 milionë euro. Kompania është regjistruar vetëm katër muaj më parë dhe nuk ka përvojë në këtë fushë.

Marketing