Fjala e parë e Joe Biden si President: Amerika u testua dhe u ngrit sërish

Joe Biden ka mbajtur fjalën e parë si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës menjëherë pas betimit.

Marketing

Gjatë fjalës së tij  Biden tha se kjo ditë tregon se demokracia amerikane ka triumfuar.

“Sapo bëra betimin. Kjo është dita e demokracisë, e shpresës, e ripërtëritjes dhe vendosmërisë. Amerika është testuar përsëri dhe Amerika është ngritur para sfidave. Kjo është një ditë vendimtare për të gjithë amerikanët. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati por triumfin e vullnetit të njerëzve. Demokracia ka triumfuar. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Para pak ditësh dhuna kërcënoi Capitolin kur ne donim të kishim atë transferimin paqësor të pushtetit siç ka ndodhur në shekuj. Por dita e sotme është triumfi i forcës sonë si komb. Kemi shumë për të shëruar, për të  ndërtuar dhe shumë për të fituar”, tha Biden.

Marketing