Fjalët e para të Pjanic pas arritjes në Barcelonë

Miralem Pjanic i është bashkuar ekipit të tij të ri, Barcelonës, në fazën e përgatitjeve para-sezonale.

Marketing

Mesfushori boshnjak u transferua te Barcelona para rreth një muaji si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melo, i cili shkoi te Juventusi.

Megjithatë, Pjanic nuk ka mundur t’i bashkohet stërvitjeve me ekipin pasi rezultoi para disa javësh si pozitiv me Covid-19.

Vetëm të enjten në mbrëmje, Pjanic i është bashkuar klubit të tij të ri dhe mezi pret të luajë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.

Pas arritjes në Barcelonë, boshnjaku ka folur fjalët e parë si lojtar i ri i katalunasve.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Barcelonës”, ka thënë fillimisht Pjanic.

“Unë jam këtu dhe jam krenar dhe i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj në Camp Nou. Shpresoj të ju shoh së shpejti. Visca el Barça!”.

“Të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”, përfundoi mesfushori boshnjak.

Marketing