Fjalët e para të Xherdan Shaqirit pas eliminimit tronditës të Barcelonës

“Jam shumë krenar me këtë skuadër”, është ajo që fillimisht ka thënë Xherdan Shaqiri pas ndeshjes Liverpool FC – FC Barcelona.

Marketing

Falë një fitore tronditëse 4 me 0, “Redsat” kanë siguruar kualifikimin në finale të UFEA Ligës së Kampionëve për herë të nëntë në historinë e tyre.

I pyetur nga gazetari Artur Wichniarek se si mund ta përshkruani atë që ndodhi në Anfield, ylli kosovar tha:

“Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet të shikojë sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës. Jam shumë krenar me këtë skuadër”

Duke marrë parasysh që ishin në një disavantazh prej 3 me 0 si dhe në mungesë të superyjeve si Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, Shaqiri tregoi tutje se si është arritur kjo gjë:

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit, veçanërisht lojtarët që ju keni përmendur më lartë. Çdokush që del në fushë, jep gjithçka. Nuk ishte e lehtë për ne. Ne nuk kemi luajtur aq shumë këtë sezon, por ne është dashur të presim për këtë shans dhe ajo erdhi. Mua më duket se e kemi shfrytëzuar mirë. Është diçka e jashtëzakonshme që kemi arritur ta sigurojmë”

Tottenhami ose Ajaxi do të jetë rivali i ardhshëm në finale për skuadrën e Jurgen Klopp.