Fjalimi i parë i kryeministrit të Maqedonisë në gjuhën maqedonase në PE (video)

Kryeministri Zoran Zaev sapo mbajti fjalim para Parlamentit Evropian me ftesë të kryetarit të tij, Antonio Tajani.
Kjo, siç theksoi Zaev, është fjalimi i parë i një kryeministri të Maqedonisë në gjuhën maqedonase në shtëpinë ligjdhënëse evropiane.

Marketing

“Për popullin tonë maqedonas ky është një moment historik, Kjo është hera e parë një kryeministër i vendit tonë të mbajë fjalim para Parlamentit Evropian, në gjuhën e tij amtare”, tha Zaev

Kryeministri Zaev deputetëve evropianë dhe anëtarëve të Komisionit Evropian të pranishëm në sallë e sqaroi rëndësinë për Maqedoninë në arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke iu falënderuar kolegut të tij grek, Aleksis Cipras.
Referendumi më 30 shtator”, tha Zaev, është referendum për një pavarësi të dytë.

“Për Republikën e Maqedonisë, kjo është një mundësi të cilën një kohë të gjatë e kemi pritur. Në vitin 1991 votuam për pavarësi. Në referendum. Tani, sërish në referendum duhet ta bëjmë hapin e ardhshëm: Të krijojmë mundësi reale të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe ta fillojmë, të mbyllim kapitull pas kapitulli deri te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në familjen evropiane. Referendumi më 30 shtator, është shumë më shumë sesa vetëm një referendum për Marrëveshjen e Prespës. Ky është referendum për ardhmërinë. Ky është referendum për pavarësinë tonë të dytë”, theksoi Zaev.

Si edhe kryeministri Cipras para dy ditëve, Zaev theksoi se zgjidhja e kontestit për emrin mund të shërbejë si shembull për zgjidhjen e kontesteve të tjera dypalëshe.
“Ne dëshirojmë të shërbejmë si shembull dhe inspirim për zgjidhjen e të gjitha çështjeve dypalëshe të Ballkanit Perëndimor dhe japim mbështetje të fortë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, të bazuara në vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, të cilat në mënyrë të qëndrueshme do ta stabilizojnë rajonin dhe do ta përgatisin për integrim në BE”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.
Ai i prezantoi arsyet pse “nuk ka BE të fuqishme pas Ballkan të suksesshëm”.

“Ballkan i suksesshëm është Ballkan i integruar në BE. Ky vizion na ka motivuar që ta bëjmë hapin historik dhe me të t’i nxisim proceset e pajtimit, ndërtimit të unitetit dhe aleancës në rajon”, tha kryeministri.

Ai përkujtoi në rëndësinë e rajonit në përballjen me krizën e migrimit dhe theksoi se investimi në Ballkan është investim për një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar.
Kryeministri i siguroi deputetët evropianë se Maqedonia bën gjithçka që t’i arrijë standardet e Bashkimit Evropian.
Zaev bëri paralelizëm midis krizës nëpër të cilën kalon Bashkimi Evropian sot edhe kriza politike nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia, luftë të shoqërisë së hapur kundër nacionalizmit autoritar.

Zoran Zaev theksoi se të rinjtë në Maqedoni ëndërrojnë të jenë pjesë e familjes evropiane.

Marketing