Fjolla Morina feston ditëlindjen e 42-të, kështu e uron bashkëshorti i saj, Fisnik Syla

11:44 | 15 Prill 2021

Marketing

Këngëtarja sot feston ditëlindjen.

Fjolla Morina ka lindur me 15 prill në vitin 1979 dhe sot mbush 42 vite, shkruan lajmi.net.

Ajo mori urime nga miqtë dhe kolegët e saj derisa nuk mungoi edhe urimi nga bashkëshorti, Fisnik Syla.

Përmes një imazhi të publikuar në storien e tij në Instagram derisa shihet një fotografi e tyre e pikturuar dhe e vendosur në mur ai e ka uruar duke e quajtur jeta e tij.

“Urime ditëlindja jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në fotografi.

Ndryshe, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke bërë një dasmë në ishujt Maldive dhe në të njëjtën kohë shijuan pushimet atje.

Ndërkohë, Fjolla Morina po vazhdon të jetë e akuzuar për armë-mbajtje pa leje dhe mediat e Shqipërisë kanë raportuar së fundi se këngëtarja është dënuar me gjashtë vite burg./Lajmi.net/

Marketing