“FLAKA E JANARIT– 2019”, manifestim tradicional në Kërçovë

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u mbajt manifestimi tradicional për të 23-tin vit me radhë “Flaka e Janarit – 2019”.

Marketing

Në këtë manifestim tradicional u përkujtuan heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Pjesëmarrës për të nderuar këtë manifestim ishin kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe nikoqiri, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili pati fjalën hapëse, ku foli shkurtë për vlerën e manifestimit dhe i ftoj të pranishmit për një minut heshtje për të nderuar martirët e kombit.

Fjalimin qendror e mbajti kryetari i Sh. V. L. – UÇK, Fazli Veliu, i cili u përqëndrua në veprimtarin atdhedashurisë të këtyre heronjëve të kombit tonë. Në këtë mbrëmje të moderuar nga Bekim Adili pati edhe disa pika mjaft të bukura artistike me motive patriotike, të cilat u mirëpritën nga publiku në sallën e pallatit të kulturës. ..

Marketing