Flamujt e Komisionit Europian ulen në gjysëm shtizë për nder të viktimave në Greqi

Flamujt europianë në selinë e Komisionit Europian në Bruksel po valëviten në gjysëm shtizë në Bruksel sot, të mërkurën, në nderim të viktimave të zjarreve shkatërruese që goditën Greqinë këtë javë.

Marketing

“Ne jemi pranë popullit grek në solidaritet, në këtë periudhë të vështirë”, deklaroi KE-ja në Twtter.

“Ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave të zjarreve shkatërruese që shkaktuan kaq shumë vuajtje.”

Zjarret në Greqi deri tani kanë regjistruar 80 viktima, numri i tyre pritet të rritet.