Flamuri i UT-së valoi mbi majën më të lartë të Olimpit

Gjatë fundjavës së kaluar, katër bjeshkatarë nga Kërçova sfiduan ngjitjen në Malin e Olimpit që ka 52 maja, gryka të thella dhe biodiversitet të jashtëzakonshëm.
Në mesin e alpinistëve ishte edhe Doc. Dr. Lulzim Mehmedi, profesor në Fakultetin Pedagogjik, i cili në pikën më të lartë të Olimpit, në lartësi prej 2,918 metrash e ngriti lartë flamurin e Universitetit të Tetovës.
Të theksojmë se pika më e lartë, Mytikas, që do të thotë “hundë”, është një nga majat më të larta në Europë në aspektin e rëndësisë topografike.
Sipas profesorit, ngjitja është zhvilluar në dy faza; ditën e parë janë ngjitur deri në shtëpinë malore, në lartësi prej 2,100 metra ku edhe e kanë kaluar natën, ndërsa në ditën e dytë kanë vazhduar ngjitjen për të arritur së pari në majën Skala me lartësi prej 2,866 metra, dhe më pas edhe majën më të lartë Mytikas, me lartë prej 2,918 metra.

Marketing
Marketing