Flasin kërcënuesit: Adnan Qahil dhe familja ma morën biznesin milionësh

Një ministër i Zaevit, me disa familjarë të tij, po dyshohet se i mori një biznes milionësh një afaristi nga Maqedonia nën trysninë e armës dhe kërcënimit për vrasjen e tij dhe familjes.

Marketing

Dyshimet, i dëmtuari thotë se i ka paraqitur në Policinë Financiare dhe se ka frikë që pushteti do të ndërhyjë, meqë bëhet fjalë për një ministër të qeverisë! Afaristi, erdhi në TV21 me dosjen që thotë se ia dorëzoi policisë financiare, dhe paraqiti provat e tij, një ditë pasi ministri në fjalë deklaroi publikisht se ai dhe familjarë të tij, ishin kërcënuar me jetë nga tre persona.

“Iu lajmërua kushëririt tim në telefon. ‘Unë jam vëllai i ??????(PIP) ku jeni ju tani’, pyeti ai!? Ti, vëllai yt dhe Adnani do të vij tani me pistoletë dhe do ju vras të gjithëve”, tha Ministri pa resor, Adnan Qahil. Kjo deklaratë e ministrit Adnan Qahil, ka shtyrë personat që i përmend ai, të vijnë në TV21 dhe të rrëfehen për akuzat që i bëri publikisht ministri përmes TV21.

Ervin Sejfulla, pretendon se është viktimë e ministrit Qahil, dhe se akuza e ministrit se e kërcënoi Ervini dhe dy miqtë e tij që i përmendi, është gënjeshtër.

Madje për këtë, ai i paraqiti publikisht TV21 një dosje, të cilën thotë se ia ka dorëzuar edhe Policisë Financiare, dhe për këtë arsye, siç pretendon afaristi turk, kanë nisur hetimet ndaj ministrit Adnan Qahil.

Në dosjen e dorëzuar në Policisë Financiare, e të cilat i pa edhe TV21, vërehen biseda telefonike, SMS-të, dhe letra të tjera të pronësisë së firmës “Manora Logistik dhe Marketing DOO”, përmes së cilës dosje Ervin Sejfulla akuzon ministrin Qahil dhe familjarë të tij, se ia mori me dhunë, dhe nën kërcënimin për jetë! TV21 ka kontaktuar me ministrin Adnan Qahil për të marrë përgjigje rreth akuzave që ia bëri afaristi turk, por i njëjti refuzoi të komentojë, dhe kërcënoi se do ta padisë televizionin nëse del lajmi.

I dyshuari i dytë që përmend ministrin Qahil si person që e ka kërcënuar kushëririn e tij, tregon çka ndodhi saktësisht, dhe për këtë sjell edhe audio-inçizimin e bisedës me kushëririn e ministrit. Vullnet Selimin, e apostrofoi ministri Adnan Qahil në intervistën e dhënë për TV21.

TV21 ka kontaktuar edhe me policinë financiare, për të vërtetuar nëse kallëzimi i Ervin Sejfulla është dorëzuar tek ta. Nga ky organ, i thanë TV21 se vula në letrën e arkivuar, është provë e mjaftueshme për pranimin e lëndës!

TV21 ka kontaktuar edhe me dy vëllezërit Mahmut, të cilët i përmend dhe akuzon në këtë rast Ervin Sejfulla. Akan Mahmut, është shef i kabinetit të ministrit Qahil.

Marketing