Fleckenstein: Për Gruevskin edhe BE-ja të vë gishtin në kokë!

Pas miratimit nga ana e Parlamentit Europian të dy amendamenteve, përmes të cilave i kërkohet Hungarisë të ekstradojë në Maqedoni ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski, një tjetër mesazh vjen nga Brukseli për Budapestin zyrtar. Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Klan Maqedoninë thotë se Hungaria si vend anëtar i BE-së e ka detyrim kthimin në Maqedoni të ish-kryeministrit Gruevskit.

Marketing

“Nuk mund të themi që u arrit qëllimi, sepse zoti Gruevski është ulur rehat në një vilë në Hungari. Është një çështje vetëkuptimi dhe respekti për vetveten: Nëse ti ikën me vrap kur je i dënuar nga një gjykatë, apo i përmbahesh përgjegjësisë që ke! Zoti Gruevski mesa duket nuk është i interesuar për parimin e respektit për vetveten. Hungaria duhet të jetë shumë e qartë dhe të shpejtojë për ta dërguar mbrapsht në atdheun e tij, vendit të cilit ai i përket”.

Mos ekstradimi i Gruevskit, sipas Fleckenstein do të krijonte precedentë edhe për ish-zyrtarë të tjerë që duan t’i shpëtojnë drejtësisë në vendin e tyre.

“Ky do të përbënte një shembull shumë të keq se si shteti ligjor nuk funksionon në Hungari. Kjo do të thotë që mund të bësh çdo gjë, pasi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian mund të gjesh një shok të braktisur si ti!”

Fleckenstein nuk e fsheh skepticizmin lidhur me një refuzim të mundshëm nga ana e autoriteteve hungareze për ekstradimin e Gruevskit. Eurodeputetët e Parlamentit Europian vlerësuan si transparent dhe të drejtë procesin gjyqësor në Maqedoni, ku ish-kryeministri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion.

EKSKLUZIVE – FLECKENSTEIN: PËR GRUEVSKIN EDHE BE-ja TË VË GISHTIN NË KOKË!

EKSKLUZIVE – FLECKENSTEIN: PËR GRUEVSKIN EDHE BE-ja TË VË GISHTIN NË KOKË!

Publiée par Klan Macedonia Television sur Samedi 1 décembre 2018

Marketing