Flet Avokati i Çlirimit i cili sulmua në Serbi, tregon për gjendjen shëndetësore të tij

Demo Berisha, drejtues i shoqatës shqiptare “Amza e Shqiptarëve” në Novi Sad të Serbisë, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për rrahjen e dy shqiptarëve të Kosovës në këtë qytet, duke thënë se sulmi ndaj tyre u bë shkaku i gjuhës shqipe, por ka mohuar ta cilësojë si sulm me prapavijë politike.

Marketing
Berisha ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj është keqinformuar kur ka këshilluar shqiptarët që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve në Serbi, pasi sipas tij, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm nëpër qytetet serbe.

“Një grup të rinjsh serbë kanë qenë në një stacion taksive dhe Çlirimi [Malokut] ka pritur të shkonte në banesë. Ata i kanë dëgjuar duke folur shqip, nuk është incident që ka prapavijë politike dhe në Novi Sad komunikojmë pa problem në gjuhën shqipe.

“Në momentin kur kanë kaluar të rinjtë i kanë dëgjuar duke folur shqip dhe i kanë sulmuar, por nuk ka prapavijë politike”, ka shtuar Berisha që ka treguar se gjendja e Malokut është e mirë.

“Jam i sigurt që ky moment nuk do të ketë ndikim në sigurinë e shqiptarëve që mund të vijnë dhe punojnë këtu. Ne jetojmë pa kufizime dhe pa frikë në Vojvodinë. E kam dëgjuar intervistën e Haradinajt dhe reagimi i kryetarit të Serbisë dhe i gjithë institucioneve të Serbisë ka qenë i mirë. Ata na kanë ofruar ndihmë dhe sulmi ka qenë i papërgatitur. Çlirimi ka ardhur para tre ditësh, ai nuk i ka njohur sulmuesit. Në atë moment nuk ka pasur informata të sakta, kur e dimë çfarë ka ndodhur, populli ynë mund të udhëtojë lirshëm në Serbi”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se Çlirimi ka identifikuar njërin prej sulmuesve në bazë të videove nga vendi i ngjarjes.

“Jam i bindur se katër personat që janë nga 18 deri 22 vjeçarë, shteti do të marrë masa ndaj tyre. Ka video dhe xhirime që janë bërë në rrugë dhe shihen momenti i sulmit. Çlirimi e ka identifikuar njërin prej sulmuesve. Deklarata e tij është e qartë”, ka thënë veç të tjerash ai.

 

Marketing