Flet legjenda Zanetti: Icardi nuk kthehet, Lautaron e shoh…

Në këtë periudhë kur futbolli është ndalur për shkak të urgjencës së Koronavirusit, shumë lojtarë dhe protagonistë të topit mbështeten në mediat sociale për të komunikuar me tifozët. Kështu veproi edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti I Interit, i cili foli në njëlidhje të drejtoërdrejtë me ESPN nëpëmjet Instagramit. Një nga temat kryesore që ceku ish-kapiteni legjendar zikaltër ishte merkatoja dhe shanset që ekzistojnë për kthimin e Mauro Icardit.

Marketing

“A do të kthehet Icardi? Unë nuk e di, nuk mendoj kështu. Por, tani nuk po flasim për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Pastaj, do të kemi kohë të mendojmë.”

Nga Icardi, tek njëtjetër “yll” argjentinas, Lautaro Martinez, për të cilin po flitet shumë, sidomos për interesin e Barcelonës për të.

“Tek Interi e shoh të lumtur atë, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. Personalisht e shoh të ardhmen e tij vetëm tek Interi”.

Javier Zanetti, midis të kaluarës dhe së tashmes. Ai nuk mund të linte pa kujtuar triumfin historik të vitit 2010 me Jose Mourinhon në stol.

“Triumfi në “Bernabeu” ishte realizimi i një ëndrre. Fitimi i asaj finaleje të Championsit ishte kurorëzimi i një sezoni të shkëlqyeshëm. Tri minuta nga fundi, Julio Cesar merr topin në dorë, shikon Samuelin dhe i thotë: “Walter, ne jemi kampionë”. Një moment i mrekullueshëm, më i bukur se vetë jeta ime. José Mourinho? Një person i veçantë, një trajner dhe njeri i shkëlqyeshëm. Një motivues të madh, që përcjell pasion pa limit te lojtarët. Ai të bën të japësh më të mirën nga vetja jote”.

Marketing