Zbardhen detaje nga sherri babe e bir i dy shqiptareve ne bordin e avionit “Blue Panorama Express”, qe u detyrua te beje ulje emergjente ne Pescara.

Mediat italiane shkruajne sot per detaje nga sa ndodhi, teksa zbardhin rrefimin e nje gruaje qe eshte gjendur ne sediljen ngjitur me shqiptarin 30 vjecar, dhe madje ka nderhyre per qetesimin e situates.

Ajo eshte Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka arritur ta qetësojë siituaten.

blue-panorama-ansa-2

“Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij”, tregon ajo.

Me tej vazhdon, “Në fillim kisha frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Bertiste fort dhe qellonte me grushte në fytyrë të atin, i cili po perpiqej ta qetesonte”- thote ajo.