Flet motra e Labinotit 22 vjeçar që mbrëmë ndërroi jetë në burgun e Kumanovës

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22 vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga Lagja e Trimave e Kumanovës. Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit, shkruan Tetova1. Në një prononcim për portalin “tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini thotë se vëllau tash më i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të që ditën e premte është ankuar se nuk ndjehet mirë. Sipas saj Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ofruar dhe ka ndëruar jetë ora 22:00. Liridona apelon që të hetohet rasti se pse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë. Sipas familjarëve Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për veprën që e ka kryer në moshën 12 vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15 vjeçare.

Marketing
Marketing