Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati sjellin këngën ‘Prej një shpati’ (Video)

Dy zëra të mrekullueshëm, dy breza këngëtarësh të vërtet që kur ia thonë këngës s’ka kush që i ndalë. Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati i kanë bashkuar sërish forcat për projektin e radhës, për këngën me titull “Prej 1 Shpati”, që është goditja e radhës nga dyshja në fjalë.

Marketing

Kjo këngë e bukur vjen me muzikë dhe orkestrim nga Sokol Koci, me tekst nga Strikey dhe video nga Bekim Asani – produksioni “Top Studio Production”.

Këngëtarët e mirënjohur prej kohësh janë bërë tandem, po sjellin projekte së bashku e gjithashtu janë në shumë mbrëmje, dasma e gëzime familjare, ku siç mund të paramendohet, arrijnë ta ndezin flakë atmosferën.

Marketing