Flori Mumajesi flet publikisht për largimin nga muzika

Për të parën herë, Flori Mumajesi ka folur publikisht për vendimin më të vështirë jetësorë, shkëputjen nga muzika.
Pas çmimit të parë të “Kënga Magjike”, edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës.

Marketing

Kantautori i dashur për publikun shprehet për një etapë të panjohur për publikun, siç është edhe vendimi për të hequr dorë nga muzika.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në postimet e njëpasnjëshme në Instastory-n e tij.