Flori Mumajesi i pakënaqur me vlerësimin në “Kënga Magjike”?

Këngëtari ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale.

Marketing

Flori Mumajesi, ka shprehur pakënaqësinë me një postim në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar dy fotografi të cilat përbëhen prej të gjitha projekteve muzikore të cilat i ka punuar artisti personalisht qysh se nga fillimi i transmetimit të festivalit “Kënga Magjike”.

Ndërkohë, ai ka shkruar se këto janë vetë këngët e tij duke mos përfshirë ato te anëtareve të grupit “Threedots”.

Ndërsa, në fotografinë e dytë, këngëtari ka ndarë me publikun pikët e fituara nga festivali këtë vit i cili ka marrë 1058 duke u radhitur i dyti në tabelë, pas këngës fituese “Thikat e mia” në interpretim të Alban Ramosajt.

“58 kenge nder vite ne festivalin kenga magjike! Pa perfshire produksionet ne total te studios… Kenga Magjike 2021.. 1058 pike… po tani 🤔?”, ka shkruar Flori Mumajesi.

Ndryshe, ndjekësit dhe fansat e këngëtarit i reaguan me komente të ndryshme duke e vlerësuar kontributin e tij të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në muzikë dhe mbetet i pazëvendësueshëm./Lajmi.net/

Marketing