Fluturimi i parë Varshavë-Ohër

Linja ajrore në relacionin Varshavë-Ohër do të nis prej sot, në organizim të tur-operatorit „Rainbow“.

Marketing

Fluturimi i parë nga Varshava në aeroportin “Shën Apostul Pali” është parashikuar për pasdite në orën 16:20.

Janë paralajmëruar fjalime të Jigit Laçin, koordinator i aeroportit TAV Maqedoni, Jovan Stojanoski, kryetar i Ohrit dhe Katarina Ptashinjska, konsulle e Polonisë në Maqedoni.

Në aeroportin e Ohrit mbrëmë arriti edhe aeroplani i parë i kompanisë “Nordika” me çka filloi linja e drejtpërdrejtë sezonale ajrore nga Talini.
Sezoni i sivjetmë turistik veror i rivierës Ohër-Strugë u hap më 15 prill me fluturimin e parë nga Stambolli. Në maj filluan të operojnë edhe aeroplanët nga Ajnd’hoveni, Brukseli, Tel Avivi dhe Katovica, ndërsa këtu janë edhe tre linjat e rregullta ajrore deri në Bazel, Cyrih dhe Londër.

Në pesë muajt e parë të këtij viti përmes dy aeroplanëve në Maqedoni janë transportuar gjithsej 822.678 udhëtarë, me rritje prej 20 për qind në nivel vjetor. Gjithsej janë realizuar 7.196 fluturime, që gjithashtu është rritje prej 17 për qind në nivel vjetor.