FMN: Investime publike për të përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u kërkoi sot vendeve të pasura që të rrisin investimet e tyre publike për të përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë së prekur nga pandemia e COVID-19, duke braktisur kështu shqetësimin e saj tradicional për uljen e borxhit.

Marketing

“Bota është në recesion por ne jemi në një situatë të paparë me kosto shumë të ulët huazimi, infrastrukturë të shkatërruar, përfshirë ekonomitë e përparuara dhe shumë njerëz të papunë, të cilët kanë nevojë të punojnë”, argumentoi Paolo Mauro, një nga drejtuesit e Departamentit të Çeshtjeve të Buxhetit të FMN-së.

“Investimet publike mund të sigurojnë këtë mbështetje të nevojshme për aktivitetin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës”, shtoi ekonomisti, i cili paraqiti një kapitull të raportit mbi mbikëqyrjen buxhetore, përpara takimeve të vjeshtës së FMN-së.

Sipas institucionit të Uashingtonit, rritja e investimeve publike me 1% të PBB-së gjatë dy viteve të ardhshme do të stimulojë rritjen me 2,7%, investimet private me 10% dhe punësimin me 1,2 %, me kusht që investimet të jenë me cilësi të lartë.

FMN theksoi se për BE-në kjo do të krijojë dy deri në tre milionë vende pune, kurse për SHBA-në rreth dy milionë vende pune.

Marketing