FMN-ja i përgjigjet kërkesës së shtetit tonë

Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN) pozitivisht iu përgjigj kërkesës së vendit tonë që t’i miratohet Instrumenti për financim të shpejtë në vlerë prej 175.2 milion euro si ndihmë për financimin e masave për stabilizimin shëndetësorë dhe makroekonomik si dhe përmbushjen e nevojave për balancë të pagesave të cilat burojnë nga paraqitja e Kovid-19.

Marketing

Më shumë se 90 vende kanë kërkuar fonde emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pasi pandemia e koronavirusit ka çuar në një krizë të pashembullt ekonomike, deklaroi kryetarja e FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Asnjëherë në historinë e FMN-së nuk kemi parë ekonominë botërore të qendrojë në vend”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp online të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Tashmë kemi hyrë në recesion. Është shumë më keq sesa kriza globale financiare”, shtoi Georgieva.