Shqiptarët në numër të madh u mobilizuan dhe për 24 orë i mblodhën 25 mijë franga, për ta mbuluar gjobën që FIFA ua shqiptoi Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

Por, futbollistët që u ndëshkuan për kremtimin me rikrijimin e shqiponjës, paratë i destinuan për shërimin e tre personave me sëmundje të rënda në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.