Fondet IPARD, nesër skadon afati për dorëzimin e kërkesave

Zv. Drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural z. AbdulSelam Selami rikujton të interesuarit se nesër është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për financim nga fondet IPARD.

Marketing

Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, rikujton të gjithë përdoruesit e IPARD Programit se nesër është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për Masën 3 “Investimet në mjete materiale për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkatarisë.

Me këtë thirrje ka lejuar ndërmarrjet vendore dhe kooperativat bujqësore për të investuar në ngritjen e objekteve të përpunimit dhe pajisjeve, ku 50 për qind e investimit do të jetë bashkëfinancuar, dmth., mjetet financiare sipas një kërkese individuale jepen si mbështetje financiare të pakthyeshme. Për më tepër, 75 për qind e mjeteve që do të bashkëfinancohen do të sigurohen nga Instrumenti i para anëtarësimit për ndihmë të zhvillimit rural në Bashkimin Evropian IPARD 2014 deri në vitin 2020 , dhe 25 për qind e fondeve do të bashkëfinancohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Kjo masë vlen edhe për investime në kapacitetet përpunuese për qumësht, produktet e qumështit, mishit dhe produkteve të mishit, duke përfshirë vezë dhe shpendë, fruta, drithëra dhe verë. Përveç kësaj, mbështetja financiare rritet me 10% nëse ka të bëjë me: investime në ndërtesa ose pajisje qëllimi i të cilave është përmirësimi i efiçiencës së energjisë.
Të gjitha fermat bujqësore kanë një afat prej dhjetë ditësh për përgatitjen e kërkesave për Masën 1 “Investimet në mjete të prekshme të fermave bujqësore”. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë masë përfundon më 9 shkurt.

Përdorimi efikas i mjeteve publike nga programi IPARD është një prioritet i lartë i Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, por edhe i Qeverisë, sepse investimi i këtyre mjeteve në sektorin e bujqësisë do të thotë një modernizim për të rritur konkurrencën e bujqësisë në vend. Politikat të cilat zbatohen tashmë japin rezultate. Vetëm thirrja e parë nga IPARD 2 ka përfunduar me rreth 940 kontrata me një vlerë prej 18 milion euro, që është më shumë se e gjithë periudha e programit IPARD 1.

Marketing