Fondi i Sigurimit Pensional thirrje pensionistëve: Aplikoni për shërbimin rekreacion klimaterik në banjë

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë u bën thirrje personave të interesuar, përfitues të pensionit që të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.

Marketing

Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat – përfitues të pensionit të pleqërisë, invalidorë dhe familjarë të realizuar sipas rregulativës së Republikës së Maqedonisë dhe dispozitave të marrëveshjeve për sigurim social që Republika e Maqedonisë i zbaton, ndërsa të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Kushtet për shfrytëzimin e shërbimit dhe vlerësimi:
Shërbimin mund ta shfrytëzojnë përfituesit e pensionit për të cilët shuma e pensionit për muajin nëntor arrin deri në 17,000 denarë.

Përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018 kanë shfrytëzuar shërbimin rekreacion klimaterik në banjë apo shërbimin vikend turistik falas, nuk mund të shfrytëzojnë shërbimin Rekreacion klimaterik në banjë në vitin 2019.
Kërkesat mund të parashtrohen prej 16-të janar deri më 15-të shkurt të vitit 2019.

Marketing