Së shpejti Fondi për Inovacion do të dalë me rregullore të re, në bazë të së cilës do të përcaktohet se cilat kompani do të mund të marrin pjesë dhe do të marrin paratë nga thirrjet publike.

Qëllimi është vlerësimi real i rrezikut, thotë drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.

Sipas tij, Komiteti për Përmirësim dhe Investim, pas katër kërkesave, ende nuk ka vendosur se cila është kompania adekuate për këtë lëmi dhe se mes këtyre aplikimeve ka edhe bartës të funksioneve zyrtare.

“Komisioni ende nuk ka vendosur për katër aplikimet e bëra, në të cilën bëjnë pjesë edhe funksionarë të lartë. Për shkurt kohë, në ditët në vijim do të dalim me një prezantim të këtij doracaku, që do të përdorim këtë vlerësim të rrezikut për këto katër kompani, por do ta përdorim për të gjitha situatat e ardhshme që mund të hasim më tej. Qëllimi, siç thashë, nuk është me një ad hoc, por me një sistem zgjidhjeje për të krahasuar këto rreziqe edhe më tej”,- deklaroi drejtori i Fondit, Jovan Despotovski.

Nga Fondi thonë se po përgatiten edhe për një thirrje të re. Deri në fund të vitit në dispozicion kanë gati 3.5 milionë euro, për një muaj jo të plotë do të ketë një thirrje të re për kompanitë fillestare dhe me ribalancimin e buxhetit do të mbështeten kompanitë që ishin të suksesshme në thirrjen e parë. Më qëllim që të nxitet kreativiteti dhe inovacioni, tek nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, fondi ka promovuar një iniciativë të quajtur “E premtja për të rinjtë”.