Forcat turke neutralizojnë edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në rajonin e operacioneve “Kthetra-Rrufeja” dhe “Kthetra-Vetëtima” në veri të Irakut janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria në twitter, thuhet se operacionet “Kthetra-Rrufeja” dhe “Kthetra-Vetëtima” në veri të Irakut janë në vazhdim “për të depërtuar në thellësi të strehimoreve të terroristëve”.

“Forcat komando neutralizuan edhe 2 terroristë të PKK-së që përcaktuan në rajon. Në këtë mënyrë numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacioneve në rajon është rritur në 72”, theksohet në deklaratën e ministrisë.

Marketing



.. .

Marketing