Agjencia e Komunikimeve Elektronike i realizoi në praktikë të gjitha kërkesat e parashtruara nga operatorët për forcimin e kapaciteteve të rrjeteve, por deri tani nuk ka përgjigje konkrete nga ana e tyre me uljen e çmimeve të shërbimeve publike komunikuese.

Në diçka të tillë rregullatori bëri të ditur rreth një muaj më parë pasi që ishin krijuar kushte për zbatimin e masave nga Dekreti që e miratoi Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme duke marrë parasysh faktin që pandemia me Kovid-19 e ka rritur vëllimin e aktiviteteve përmes internetit.

Matjet e fundit të AKE nga muaji i kaluar tregojnë se operatorët e kanë arritur shpejtësinë e përkufizuar minimale për transmetimin e të dhënave dhe se ajo arrin së paku 80 Mbps (megabitë në sekondë) të test fajl me madhësi prej 10 GB.

– Janë ndarë rreze të veprimit të radio-frekuencave në shërbimin tokësor celular me të cilat operatorëve u është mundësuar që drejtpërdrejt të kenë mundësinë që ta rrisin qasjen deri te shfrytëzuesi dhe të rrisin kapacitetin për sigurimin e shërbimit internet. Në rrezen e veprimit 2100 MHz janë ndarë rreze prej 2х15 MHz për А1 dhe Telekomit të Maqedonisë me rreze 3.6 GHz i janë ndarë 28.5 MHz. Në mënyrë plotësuese dhe në rrjetin transportues janë ndarë 168 lidhje të linqeve me kapacitet të rritur në mënyrë që sasia e rritur e komunikimit të transmetohet pa humbje. A1-shit i janë ndarë gjithsej 145 linqe, Telekomit të Maqedonisë i janë ndarë gjithsej 23 linqe, ndërsa në rrezen e veprimit 3,6 GHZ janë ndarë 28,5 MHZ për Neotel-in. Deri tani nuk ka informacione për ndonjë ulje të çmimeve, shprehen nga AKE-ja për MIA-n.

Nga operatori i telekomunikimit Telekomi i Maqedonisë theksojnë se kanë investuar në infrastrukturën në mënyrë që ta përmirësojnë dhe rrisin kapacitetin e rrjetit menjëherë pas paraqitjes së pandemisë, që tërësisht e ndryshoi mënyrën e jetesës dhe punën e qytetarëve.

– Në kushte kur informimi, edukimi dhe komunikimi zhvillohen në mënyrë digjitale, ndërsa ende në masë të madhe praktikohet puna nga shtëpia, vazhdimisht jemi të fokusuar që ta mbajmë të qëndrueshëm kapacitetin e rrjetit dhe komunikacionin e internetit. Aktivitetet që janë ndërmarrë deri tani, nënkuptojnë investime të vazhdueshme në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat digjitale të shfrytëzuesve, por edhe t’u dalim në ndihmë nevojave dhe interesave të gjithë faktorëve në shoqërinë. Krahas rrjetit të qëndrueshëm siguruam vlera plotësuese, oferta dhe përmbajtje pa kompensime për shfrytëzuesit, ndërsa si kompani e përgjegjshme shoqërore investuam në bashkësinë duke siguruar internet për 30.000 fëmijë nga familjet e rrezikuara për edukim onlajn. Sikurse deri tani, mbetemi edhe më tutje të përkushtuar që të sigurojmë komunikim të papenguar dhe ndërlidhje të qytetarëve, duke dhënë kontributin e tyre personal për të mirën e të gjithëve në shoqërinë, deklaruan për MIA-n nga Telekomi.

Agjencia për Komunikime Elektronike si trup rregullator zbaton rregullisht matje të cilësisë së shërbimeve që sigurohen përmes rrjeteve radiokomunikuese, por për shkak

të gjendjes me virusin korona gjatë periudhës së kaluar janë zbatuar vetëm matje në territorin e qytetit të Shkupit dhe ato janë të karakterit informativ. Këto matje tregojnë se parametrat për cilësi janë përmirësuar dukshëm nga ato që janë marrë nga matjet në fushatën e vitit 2019. Në pjesën për shpejtësinë e transmetimit të të dhënave me ndryshimin e fundit të Rregullores për cilësi, shpejtësia minimale mesatare është definuar të arrijë 55 Mbps (megalite në sekonda), ndërsa në përputhje me matjet e fundit nga java e kaluar operatorët e kanë arritur dhe ajo arrin së paku 80 Mbps (megabitë në sekondë) në test fajl me madhësi prej 10 GB, informojnë nga AKE-ja.