Formacionet e mundshme: Chelsea – Leiciester City

10:31 | 18 Maj 2021

Marketing

Chelsea do t’i bëj ‘konak’ Leicester Cityt, derbi tejet i rëndësishëm për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen në LK, andaj do ‘luftojnë’ vetëm për pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Leicester këtë edicion ka arritur ta mposht dy herë Chelsean, në Premierligë si dhe në finale të FA Cup, andaj skuadra e Thomas Tuchelit synon ‘hakmarrjen’.

“Blutë” kanë të gatshëm të gjithë skuadrën, ngase nuk kanë ndonjë lëndim ose të suspenduar, ku do rikthehen Azpilicueta dhe Kovacic, derisa Leicester do jetë pa Barnes, Evans dhe Justin.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Leicester: Schmeichel; Castagne, Fofana, Soyuncu; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Thomas; Maddison; Iheanacho, Vardy

Përballja zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:15./Lajmi.net/

Marketing