Formacionet e mundshme: Chelsea – Real Madrid

10:35 | 5 Maj 2021

Marketing

Sonte (e mërkurë) do mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.

Dje, Manchester City u kualifikua në finale duke mposhtur PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4 – 1, derisa sonte do zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së dytë mes Chelseas dhe Real Madridit, shkruan lajmi.net.

Përballja e parë e parë përfundoi me rezultat 1 – 1, rezultat nga i cili përfitojnë “Blutë” e Londrës.

Mungesat e dy skuadrave:

Dy skuadrat pavarësisht që do jenë me top lojtarë, kanë edhe disa mungesa.

Cheksea do jetë pa mesfushorin Mate Kovacic që ka pësuar lëndim në gju, derisa Antonio Rudiger që mungoi ndaj Fulhamit do jetë në listë, por nuk dihet nëse do jetë në gjendje të luajë dhe në rast që po, atëherë me patjetër do mbajë maskë.

Ndërsa, Real Madrid gjithashtu ka mungesa të mëdha.

Raphael Varane është shtuar në listën e mungesave pas lëndimit në vikend, derisa mungojnë edhe Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal, që kanë probleme muskulore dhe për të dy me shumë gjasa ky edicion ka mbaruar.

Lajm i mirë për “Los Blancos” është rikthimi i lojtarëve, si Sergio Ramos, Toni Kroos, Ferland Mendy dhe Federico Valverde që priten të jenë titullar, pos uruguaianit që pritet të nis nga stoli.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Hazard

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/

Marketing