Formacionet e mundshme: PSG – Bayern Munich

9:13 | 13 Prill 2021

Marketing

PSG dhe Bayern Munich ndeshen sonte në duelin e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain pret sonte Bayern Munichun në Parc des Princes në duelin e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Skuadra franceze është në avantazh 3:2 nga ndeshja e parë në Allianz Arena.

Ekipi i trajnerit Mauricio Pochettino synon ta shfrytëzojë epërsinë dhe tre golat e shënuar si mysafir, bashkuar me mungesën e sulmuesit kryesor të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, për t’u kualifikuar përsëri në gjysmëfinale.

“TheHardTacke” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

PSG: Navas; Dagba, Pereira, Kimpembe, Diallo; Paredes, Gueye; Di Maria, Neymar, Draxler; Mbappe.

Bayern: Neuer; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Alaba; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting. /Lajmi.net/

Marketing