Formacionet e mundshme të derbit Juventus – Inter

Kryendeshja e javës së 15-të në Serie A, që njëkohësisht do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, do të luhet në mes të Juventus dhe Inter.

Marketing

“Zonja e vjetër” do të jetë nikoqire e “zi kaltërve” në një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht spektakolare, dhe që luhet sot (e premte) me fillim nga ora 20:30.

Juventus është shkëputur me 40 pikë në krye të tabelës, duke numëruar kësisoj 11 pikë më shumë se Inter që pozicionohet në vendin e tretë.

Megjithatë, skuadra e Luciano Spallettit llogaritet si skuadra e vetme që mund të qëndrojë afër “biankonerëve” këtë edicion në Serie A.

Për derbin ndaj Interit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alex Sandro, Barzagli dhe Khediras.

Në anën tjetër, te Inter duhet veçuar mungesa e mesfushorit Radja Nainggolan.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Cancelo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukiç, Cristiano Ronaldo.

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozoviq, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.