Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Në këtë takim Dardanët futen pas dy barazimeve paraprake, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që këto dy kombëtare e zhvillojnë kundër njëra tjetrës, dhe Dardanët synojnë të dalin me tri pikët.

Ndërkohë, Bullgaria ka zhvilluar tre ndeshje – prej tyre ka marrë dy barazime dhe një humbje, andaj do kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e sontme.

Bernard Challandes këtë ndeshje ka bërë ndryshime të detyruara, pas lëndimit të Arbër Zenelit – i cili do zëvendësohet nga Edon Zhegrova.

Ndryshimi tjetër i teknikut zviceran është inkuadrimi nga fillimi i Benjamin Kolollit, që luan në vendin e Leart Paqaradës.

Më poshtë mund të shihni formacionet e plota nga të dyja kampet.

Kosova (4-2-3-1) – Muric: Vojvoda, Aliti, Rrahmani ©, Kololli: Halimi, Voca: Zhegrova, Celina, Rashica: Muriqi.

Bullgaria (4-4-2) – Mihaylov: Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov: Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov: Isa, Popov.