Formacioni i ëndrrave i Bayernit, me të cilin synon të dominojë futbollin në vitet e ardhshme

Secila skuadër në Evropë ka vitet e saj më të mira. Me një fjalë, dominon në tërësi futbollin në kontinentin e vjetër.

Marketing

Diçka të njëjtë ka bërë Barcelona në të kaluarën, pastaj Real Madrid, dhe në të ardhmen synon ta bëjë Bayern Munich.

Bavarezët kanë një projekt madhor për ta bërë këtë, duke afruar në skuadër yje të talentuar futbolli.

Liderët e Bundesligës kanë arritur marrëveshje me Leroy Sanen e Manchester Cityt.

Ata këtë verë do të punojnë për afrimin në skuadër të Kai Havertz të Bayer Leverkusen, për të forcuar edhe më tej pjesën ofensive, e cila do të udhëhiqet nga Robert Lewandowski.

Pjesa më e madhe e këtij formacioni, është moshë e re, që lë të kuptohet se e ardhja e kësaj skuadre do të jetë e ndritur.

 

Marketing