Formacioni i Juventusit me Messin dhe Ronaldon

Lionel Messi spekulohet se mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo më në fund së bashku në një skuadër?

Marketing

Në një formacion yjesh që mund të shihej deri tani vetëm në ndonjë video-lojë, tifozët e futbollit mund t’i shohin dy futbollistët më të mirë në botë nga dekada e fundit, bashkërisht në një formacion, shkruan “The Sun”.

Messi ka mosmarrëveshje me kryesinë e Barcelonës dhe drejtorin Eric Abidal andaj spekulohet se mund të largohet nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, në mesin e klubeve që mund të shfaqin interesim për transferimin e tij është edhe Juventus i Ronaldos.

Në rast të transferimit në Juventus, ky do të ishte formacioni i Bianconerëve me dyshen Messi – Ronaldo në vijën e sulmit.

Marketing