Formacioni më i mirë sipas Neymar, befason braziliani

Padyshim që braziliani Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë, edhe pse dëmtimet e shpeshta nuk po e lejojnë që ai të shfaqë gjithë potencialin e tij. Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet spanjolle, ku gjatë fjalës së tij, ka zgjedhur edhe formacionin ideal me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, qoftë si shokë skuadre apo dhe si kundërshtar. Neymar ka vendosur në portë legjendën e Barcelonës, Victor Valdes. Në mbrojtje ka zgjedhur tre brazilianë si Marcelo, Thiago Silva dhe Dani Alves. Surpriza e madhe është përfshirja e Sergio Ramos dhe lënia jashtë e Gerard Pique. Në mesfushë ka zgjedhur 4 brazilianë Robinho, Ronaldinho, Kaka dhe Vinicius. Ndërsa si dyshen sulmuese ka zgjedhur Mbappe dhe sigurisht Leo Messin.

Marketing
Marketing