Formohen “kovid-qendra rajonale” në 16 komuna

16 komuna të vendit e përkrahin propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formimin e “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore.

Marketing

Nga Ministria e Shëndetësisë potencuan se këto aktivitete zhvillohen në kuadër të përgatitjeve të sistemit shëndetësor për valën e koronavirusit në vjeshtë, me qëllim që të sigurohet trajtim përkatës dhe triazh i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për Kovid-19, pa e kompromituar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë. Bëhet fjalë për kapacitete plotësuese kohore, përkatësisht spitale montuese modulare ose krijim i shtigjeve të veçanta dhe kushteve në disa objekte, si dhe vendosje dhe përshtatje e kapaciteteve tjera të caktuara të cilat mund të adaptohen dhe përdoren si Kovid qendra të përkohshme.

“Nga ana e kryetarëve të pranishëm të komunave ishte përshëndetur nisma e Ministrisë dhe ishte pranuar qasja e tillë e koordinimit. Ata e shprehën gatishmërinë e tyre, e theksuan mbështetjen e tyre pa rezerva dhe u pajtuan se do t’i vendosin të gjitha kapacitetet e tyre në dispozicion, në suaza të integrimeve të tyre. Aktivitetet për përgatitje për valë eventuale në vjeshtë të Kovid-19 vazhdojnë më 14 korrik, kur Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive organizojnë mbledhje me drejtorët e spitaleve të këtyre qyteteve, në lidhje me kapacitetet shëndetësore dhe nevojat teknike që të përgatitet përgjgigje përkatëse në kohë e valës eventuale në vjeshtë e Kovid-19 në vend” , thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në atë kuptim, siç theksohet, koordinimi strategjik, planifikimi proaktiv, vlerësimi i opsioneve dhe prioritizimi janë faktorë të rëndësishme në luftën me koronavirusin.