Formohet grup i punës për ndryshime të Kodit zgjedhor

Në Kodin zgjedhor do të vendosen  gjithë ato ndryshime  në lidhje me modelin  e zgjedhjeve për të cilat  do të arrijmë konsensus, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Drejtësisë  Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në ndryshime  do të gjendet edhe një njësi zgjedhore.

Marketing

Ai potencoi se është formuar  grup i punës  për Kodin zgjedhor dhe se të gjitha partitë kanë nominuar përfaqësues të tyre, sikur edhe  institucionet më të rëndësishme dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në këtë mënyrë hapim proces i cili do të zgjasë disa muaj dhe  në të cilat do të diskutohen edhe çështjet e lidhura me  modelin zgjedhor, por edhe çështje tjera të lidhura  me procesin zgjedhor, ndërsa para se gjithash ka të bëjë  me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Mariçiq.

Kishe shumë ide, tha ai, duke e përfshirë edhe  një njësi zgjedhore të cilat ishin promovuar  prej para zgjedhjeve parlamentare,  megjithatë  tani prejse  është formuar  grupi i punës për Kodin zgjedhor do të hyjmë në biseda serioze.

A do të arrijmë  pëlqim të partive politike për një njësi zgjedhore do të shohim  nga procesi.  Mendoj se është e vlefshme të bisedohet për të gjitha idetë dhe e rëndësishme është të shikohet  se çka është ajo që do ta përparojë demokracinë”, deklaroi Mariçiq.

Qëllimi bazë, vazhdoi ai, është të përparohet demokracia,  qytetarët e ndjejnë procesin zgjedhor të afërt dhe në atë mënyrë  t’i motivojmë  më shumë, më shpesh  dhe në mënyrë më të angazhuar  të marrin pjesë edhe në jetën politike dhe procesin zgjedhor.

Në lidhje me ndryshimet e Kodit penal, paralajmëroi se ka dy procese – sjellja e  ndryshimeve të shpejta relevante të cilat mund të parashikojnë  implementim të disa  standardeve lidhur me  Konventën e Stambollit dhe të lidhura me Ligjin për dhunë  mbi gratë, si  ndryshime të shpejta dhe standarde  të lidhura me  mbrojtje  më të lartë  dhe më të madhe të gazetarëve dhe  ndryshimeve tjera të vogla eventuale të cilat kanë të bëjnë  me zbatimin e gjykimeve nga Gjykata për të drejtat e njeriut.

“Këto çështje të konfiskimit të pronës sipas ndryshimeve sistematike ose përforcimit të rregullave për  konfiskim mund të gjejnë vendin e tyre  në atë proces afatgjatë i cili duhet të zgjasë  gjatë vitit të ardhshëm,  deri kah mesi i vitit të ardhshëm ose deri në fund të vitit 2021  varësisht  nga dinamika  ta sjellim  kodin e ri penal në të cilin do t’i ndërtojmë  gjithë këto çështje”, deklaroi Mariçiq.

Marketing