Formohet Komiteti për integrim të Maqedonisë në NATO

Qeveria në seancën e sotme të 86-të e formoi Komitetin për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO me të cilin do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa zëvendësit e tij do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Marketing

Anëtarë të përhershëm të Komitetit janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral – major Vasko Gjurqinovski, drejtori i Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara Stojan Sllaveski, koordinatori nacional për NATO Stevo Pendarovski dhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti dhe Agim Nuhiu, si dhe një përfaqësues i opozitës sipas nominimit nga partia më e madhe opozitare.

Në punën e komitetit mund të marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë dhe aktorë tjerë të rëndësishëm nëse bisedohet për tema nga lëmia e tyre.