Forumi Ekonomik mes Kosovës dhe RVM-së, përforcimi i sektorit IT dhe industrisë së drurit

Shkupi ishte nikoqir i Forumit të parë Ekonomik që organizohet enkas për sektorin e IT-së dhe të industrisë së prodhimit të drurit dhe mobilerisë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në kuadër të këtij forumi, përfaqësuesit e odave ekonomike nga të dyja vendet realizuan takime të shumta bilaterale për të njoftuar nga afër me mundësitë, ofertat rreth prodhimtarisë së tyre.

Takimi kishte për qëllim që t’ju mundësojë kompanive, të gjejnë partner biznesi, të zgjerojnë rrjetin e tyre biznesore në mënyrë reciproke si dhe të shkëmbejnë eksperienca dhe inovacionet teknologjike të dedikueshme për tregun aktual.

“Me këtë rast po vazhdojmë me ciklin e “be to be-ve” që ne po e organizojmë tani më një vit nëpër shumë sektore të ndryshme. Për këtë vit ky është forum i shtatë me radhë që po e organizojmë dhe po ashtu me kënaqësi shumë të madhe jemi dakorduar që të bashkëoranizojmë këtë forum bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut..”,- deklaroi Ahmet Jetullahu nga Oda Ekonomike e Kosovës –REA.

“Po punohet në përforcimin dhe intensivimin e bashkëpunimeve mes përfaqësuesve të sektorit privat të IT-së dhe të industrisë së drurit nga të dyja vendet. Si do të rrjedhin punët më tutje, mbetet për t’u parë në të ardhmen. Ideja e organizimit të këtyre forumeve është që të organizojmë dhe tu mundësojmë takime të tilla me më shumë vende tjera të rajonit.”,- tha Irena Mojsovska nga Oda Ekonomike e RVM-së.

“Urojmë që takimet e përfaqësuesve të biznesit të jenë të suksesshme qoftë në bashkëpunimet që mund ti kemi rajonale mes mobilierive apo mes kompanive prodhuese dhe atyre tregtare. Po ashtu në rrjetin evropian të mundësive biznesore EEN dhe në këto forume shoh potencial të cilët mund të krijojnë shumë programe të ndryshme të nevojshme për mobilieritë, ndërsa shpresojë se digjitalizimi i proceseve të prodhimit të jetë një temë diskutimi edhe nga sektori IT-së ku kanë raste të takojnë kompanitë e mobilierisë…”,- theksoi kryetarja e Shoqatës së përpunuesve të drurit të Kosovës, Arijeta Vula Buzheci.

Forumi u përshëndet nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët thanë se forume të këtilla janë më se të nevojshme në këtë kohë post pandemie me qëllim të zbutjes së dëmeve të shkaktuara nga Covid-19.

RMV është një nga pesë vendet e cila me Kosovën ka shkëmbim më të lartë tregtar. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në kohë pandemie mes të dyja vendeve ka arritur në 267 miliona euro.

Marketing