Forumi i Gruas BDI me aktivitete të ndryshme shënon muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim organizon aktivitete të ndryshme.

Marketing

“Më datë 29.10.2019 (e Martë) vizitë grave të prekura me kancer në gji në repartin për kirurgji torakale pranë Spitalit kirurgjik të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Më datë 30.10.2019 (e Mërkurë) aktiviteti i shpërndarjes së broshurave me informacione kryesore në lidhje me sëmundjen e kancerit në gji dhe mënyrat e parandalimit të së njëjtës. Ky aktivitet, i cili ka për qëllim që të vetëdijësojë gratë dhe vajzat për rrezikun e lartë dhe seriozitetin e sëmundjes, do të realizohet bashkë me Forumin rinor në Shkup edhe atë në dy lokacione: në Çarshi dhe afër Urës së Gurit me fillim në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim.