Forumi i gruas i BDI-së, panel diskutim mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë

Forumi i gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot përmes platformës zoom, organizoi Panel diskutim online me temë: “Pjesëmarrja e gruas në politikë në 20 vitet e fundit, avantazhet dhe disavantazhet”!

Marketing

Panelistë ishin: Aleksandra Cvetkovska (përfaqësuese e NDI), Rina Ajdari (Deputete), Izet Mexhiti (Deputet), Vjollca Ademi (Deputete), Ajtene Qamili – Profesoreshë Universitare, Rizvan Sulejmani – Profesor Universitar, si dhe Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të RMV.

Duke vlerësuar nga ajo që u tha sonte nga të gjithë panelistët, mundemi të konkludojmë se shumë gjëra janë bërë dhe është arritur një nivel i ngritjes së vetëdijes duke i tejkaluar paragjykimet, traditat dhe janë zvogëluar barrierat për pozitën e gruas si në politikë ashtu edhe në shoqëri.

Por kjo nuk nënkupton barazi e plotë, andaj, duhet vazhduar edhe më tej me masat e mbështetura në normat ligjore dhe kushtetuese, konventat ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat civile në baza gjinore, dhe përfshijnë mobilizim qytetar, ngritje te kapaciteteve, organizim i debateve të tilla, përkrahje masive të liderëve politik, janë rekomandimet për të vazhduar procesin e fuqizimit të gruas në politikë.

Marketing