Forumi i Gruas pranë BDI-së,me aktivitete kundër kancerit të gjirit

Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ne kuader te muajit te ndergjegjesimit realizoi disa aktivitete nën moton “Të bashkuar kundër kancerit të gjirit”.
Dje me datë 29.10.2019 (dita e Martë) Kryetarja e Forumit të Gruas, Mukadese Hajdari së bashku me anëtaret e forumit të gruas organizoi një vizitë grave të prekura me kancer në gji në repartin për kirurgji torakale, i cili është nën udhëheqjen e Drejtorit dr.Nexhati Jakupi, pranë Spitalit kirurgjik të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup me qëllimi që të shënojë këtë ditë ndërkombëtare duke u solidarizuar e për të qenë promotore dhe mbrojtëse në të njejtën kohë e vlerës dhe pasurisë më të madhe të njeriut, atë të kujdesit për shëndetin.
Ndërsa ditën e Mërkurë më datë 30.10.2019 poashtu në Shkup edhe atë në dy lokacione më frekuentuese të qytetit në Çarshi dhe afër Urës së Gurrit, së bashku me Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik realizoi aktivitetin e shpërndarjes së broshurave me informacione kryesore në lidhje me sëmundjen në fjalë dhe mënyrat e parandalimit të së njejtës. Aktiviteti, i cili kishte për qëllim që të vetëdijësojë gratë e në veçanti vajzat për rrezikun e lartë dhe seriozitetin e sëmundjes. Kryetarja e forumit të gruas, Mukades Hajdari, anëtare të tjera të kryesisë së Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor dhe aktiviste të shumta ishin personalisht afër të rejave dhe grave me idenë dhe përkushtimin që sadopak të ngrisin nivelin e sensibilizimit rreth kësaj sëmundjeje.
Aktivitete të njejta u shënuan edhe nga Forumet e grave të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytete të tjera si në Strugë dhe Kërçovë

Marketing
Marketing