Foshnja 9 muajshe në mesin e pesë viktimave në Gjermani pasi vetura goditi këmbësorët

Të paktën pesë persona u vranë, duke përfshirë një foshnjë 9 muajshe dhe disa të tjerë u plagosën kur një burrë shkeli me veturën e tij një grup njerëzish në një zonë për këmbësorë në qytetin Trier të Gjermanisë Jugperëndimore të martën, tha policia.

Marketing

Oficerët arrestuan shoferin e makinës, një shtetas gjerman 51 vjeçar. Ai po merrej në pyetje nga policia dhe do të ndiqet penalisht për vrasje.

Kryeprokurori publik tha që shoferi ishte “i dehur rëndë” – me një nivel alkooli në gjak 1.4 – dhe ka “indikacione të sëmundjes psikologjike”, transmeton Klan Kosova.

Policia e Trierit tha se motivi ishte i panjohur, se i dyshuari nuk ka të dhëna policore dhe prejardhja e tij tregon një indikacion të motivimit politik.

“Ne gjithmonë i shohim ato imazhe në TV, në vendet e tjera dhe gjithmonë mendojmë se kjo nuk mund të ndodhë në Trier. Dhe tani ka ndodhur në Trier, dhe unë jam këtu si kryetar i Bashkisë, dhe nuk kam fjalë dhe pyes veten, si a mund ta ketë një njeri të tillë këtë ide? ” ,tha Ëolfram Leibe, kryetari i bashkisë së Trierit.

Një zëdhënës i tha CNN se oficerët nuk po kërkonin askënd tjetër në Trier në lidhje me incidentin.

Marketing