Foshnja e cila u soll e rrahur në Qendrën për urgjencë në Shkup është në gjendje stabile

Gjendja shëndetësore e foshnjes 14-muajshe, e cila para dy ditëve nga nëna e saj u soll në Qendrën për Urgjencë me lëndime trupore, është relative dhe stabile, informojnë nga Klinika për Anestezi, Reanimacion dhe mjekim Intenziv.

Marketing

Nga Klinika shtojnë se foshnja merr frymë dhe nuk është në aparate, por akoma ka rrezik për jetë. Foshnja ka thyerje dhe lëndime tjera trupore.

Në ndërkohë policia po vazhdon të hetojë rastin dhe të zbulojë se nga kush është rrahur foshnja.

Marketing