Fotografimi ose incizimi i votuesve, lëndë veprimi për prokurorin publike

Publikimi i fotografive të votuesve është veprim kundërligjor, i cili e prish procesin e votimit dhe paraqet pengesë të së drejtës së votimit. Çdo fotografim ose incizim i votuesve gjatë realizimit të së drejtës së tyre, si dhe çdo pengim i votimit dhe procesit të zbatimit të referendumit nuk janë të lejuara në pajtim me ligjin, kumtoi Komisioni për ndjekjen e veprimeve eventuale joligjore, të bëra gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit pranë Prokurorisë publike të RM-së.

Marketing

Sipas Komisionit, veprimet e tilla gjatë procesit të votimit, do të jenë lëndë e veprimit prioritet të Prokurorisë publike.
Komisioni, siç informoi, vazhdon në mënyrë permanente ta ndjek procesin e votimit, për çka janë vendosur edhe kujdestari shtesë në prokuroritë publike.

“Për vepra eventualisht të kryera penale dhe procedurave të ngritura kundër autorëve, opinioni do të informohet”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë publike të RM-së.