Një palestinez me emrin Muhammed Al-Mensi, ishte duke filmuar gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës, teksa mes trupave të pajetë te viktimave arriti të identifikonte dhe dy vëllezërit e tij të vdekur.

Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e ti, raporton Anadolu.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.

Kujtojmë që prej datës 10 maji ka shpërthyer konflikt i dhunëshëm në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Teksa bëhet me dije se deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë./

Artikulli paraprakFilipçe: Nuk ka keqpërdorim të termineve
Artikulli tjetërNesër kongresi i LSDM-së, Sheqerisnka: Pretendoj punën jo pozitën