FR-BDI zhvilluan homazhe tek varrezat e dëshmorëve f. Hotël, f. Sllupçan dhe f. Vaksincë

U bë njohja nga afër mes FR-BDI dega Likovë me kryetar Xheneti Iseni dhe FR-BDI kryesia qëndore me kryetar Avni Rustemi.U dha mbështetje në çfarëdo aktiviteti dhe çdo lloj mënyrë që të jetë zëri përçues i të rinjve deri në kryesinë e BDI-së.

Marketing

Ne do të vazhdojmë të jemi aktiv në të gjitha ciklet zgjedhore dhe të rreshtohemi pas komandantit Ali Ahmeti, vizioni i tij është RINI përparimtare.
Pas këtij takimi, zhvilluam edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve f. Hotël, f. Sllupçan dhe f. Vaksincë.
U fol për historinë e 2001-shit, për dëshmorët, ushtarët, pamë nga afër gjurmë të luftës së lavdishme, duke filluar nga uniforma, e deri tek armët e ftohta që janë përdorur nga ana e dëshmorëve.
Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i ideve, diskutimi mbi vështirësitë me të cilat ballafaqohen të rinjtë në secilën prej degëve por dhe në të gjithë vendin si dhe rëndësia e gatishmërisë së çdo individi për të kontribuar në të mirën e përbashkët. Rëndësi të veçantë në këtë rrugëtim të përbashkët ka kontributi i çdo dege dhe çdo individi.
Ne, si kryesi e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojmë të dëgjojmë mendimet dhe idetë e çdo të riu kreativ dhe vizionar. Sëbashku të ndërtojmë ardhmërinë, të cilën duam ta jetojmë këtu, në vendin tonë.

Bashkë për të ardhmen!

Për më shumë ndiq linkun: